Welcome to AU University

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Prof. Dr. Enver Bytyçi
Albanian University
Stafi akademik dhe profesional

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Pedagog

Prof. Dr. Enver Bytyçi është prej tetorit 2021 profesor në Albanian University – Tiranë. Më parë ai ishte profesor në Universitetin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Ka kryer studime pasuniversitare në vitet 1987-1989 në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Tiranës. Ka mbaruar master shkencor në shkencat e historisë dhe mbrojtur doktoraturën pranë Qendrës Ndëruniversitare Albanologjike Tiranë. Ka mbrojtur titullin Profesor pranë Universitetit të Tiranës në Tetor të vitit 2023.

Ai është autor i dhjetë monografive në gjuhën shqipe, tri prej të cilave të botuara në anglisht nga Cambridge Scholars Publishing – Londër dhe një monografie të botuar në gjermanisht nga Akadamiker Verlag – Saarland. Librat e profesor Bytyçit janë shpërndarë në mbi 2000 biblioteka shtetërore e universitare në mbi 52 vende të botës.