Misioni
Misioni i kërkimit shkencor në Albanian University është të krijojë dhe promovojë një mjedis institucional që mbështet zhvillimin e kërkimit cilësor, fuqizon kërkuesin shkencor, promovon zhvillimin e vazhdueshëm akademik ku cilësia, bashkëpunimi ndërdisiplinor, nëpërmjet një mjedisi të bazuar në integritet, përgjegjshmëri dhe inovacion synon të zhvillojë kapacitete kërkimore shkencore të qëndrueshme dhe të rrisë kontributin e Albanian University në komunitetin akademik dhe shoqëri.
Vizioni
Të zhvillojmë një mjedis kërkimor dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtarisht të orientuar, ku prodhohet dije me cilësi të lartë, që nxit inovacionin, përmirëson mësimdhënien dhe kontribuon në zhvillimin e qendrueshëm të shoqërisë.
Kërkimi shkencor në Albanian University synon të ndërtohet mbi standardet evropiane të Research Excellence, Research Integrity, Research Impact dhe Open Science duke promovuar një kulturë akademike që mbështet krijimtarinë, bashkëpunimin dhe transferimin e njohurive.
Standardet që udhëheqin kërkimin shkencor
Kërkimi ynë mbështetet në parime të cilat përfaqësojnë praktikat më të mira ndërkombëtare:
Excellence in research
Zhvillimi i Kërkimit Shkencor me standarde të larta metodologjike dhe akademike, duke promovuar publikime cilësore, projekte konkurruese dhe zhvillim të vazhdueshëm të kapaciteteve kërkimore.
Research Integrity
Respektimi i parimeve më të larta të etikës akademike, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besueshmërisë në çdo fazë të kërkimit shkencor.
Open Scienc
Mbështet shkencën e hapur përmes aksesit të lirë në publikime, ndarjes së të dhënave kërkimore, ripërdorimin e rezultateve dhe bashkëpunimin me komunitetin akademik ndërkombëtar.
Research Impact
Synon që rezultatet e kërkimit të krijojnë ndikim të matshëm në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe institucional duke kontribuar në politika publike, inovacion dhe mirëqënie.
Objektivat
Albanian University angazhohet në mënyrë të qëndrueshme për të ndërtuar një kulturë kërkimore të bazuar në cilësi, transparencë dhe bashkëpunim. Strategjia 2025-2029 përfaqëson një vizion të përbashkët për fuqizimin e rolit të universitetit në kërkimin shkencor, si aktor dinamik në sistemin arsimor dhe shkencor të vendit dhe të rajonit.
Objektivat synojnë mbështetjen e stafit akademik kërkimor, zhvillimin e projekteve kërkimore konkurruese, rritjen e publikimeve shkencore në revista me impakt të lartë dhe platforma të njohura akdemike. Forcimi i cilësisë dhe ndërkombëtarizimi i revistës shkencore OPTIME.
Nëpërmjet integrimit të kërkimit me mësimdhënien, universiteti synon të forcojë rolin e tij në krijimin dhe transmetimin e dijes.
Prioritetet tona përfshijnë zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, fuqizimin e brezit të ri të studiuesve, digjitalizimin e proceseve shkencore, promovimin e shkencës së hapur dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucione akademike, publike/private kombëtare dhe ndërkombëtare. Nëpërmjet këtyre angazhimeve, universiteti synon të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave bashkëkohore dhe në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm
