Welcome to AU University

Alumni

Funksionet

Zyra e Karrierës dhe Alumnit pranë “Albanian University” synon të krijojë dhe të rris një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, profesorëve dhe të diplomuarve në “Albanian University”.

Zyra e Karrierës dhe Alumnit ndjek dhe mbështet studentët për t’i mbajtur ata të informuar në lidhje me vendimet që duhet të marrin për të realizuar potencialet e tyre në tregun e punës.

Kjo zyrë ofron informacion për Studentët e diplomuar, Punëdhënësit, bizneset dhe organizatat që dëshirojnë të rekrutojnë punonjës ose të rrisin ndërgjegjësimin e punonjësve të tyre për kualifikime të mëtejshme ofruar nga “Albanian University”

Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me studentët e diplomuar, Zyra e Karrierës dhe Alumnit ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis studentëve për përballjen me tregun e punës.

Të gjithë studentët të cilët përfundojnë studimet e tyre pranë “Albanian University” janë Alumni i tij.

Kompetencat

Zyra e Karrierës dhe Alumnit shpërndan për studentët e diplomuar informacione mbi ofertat e tregut të punës, mundësinë e praktikave, intershipeve, kualifikimeve etj.

Zyra e Karrierës dhe Alumnit organizon takime mes studentëve të diplomuar me studentët aktual me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të punësimit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta

Studentët e diplomuar (Alumni) do të japin informacione në bazë të përvojës së tyre personale, këshillim karriere për studentët që janë aktualisht pjesë e tij dhe mbështetje në formimin e tyre profesional.

Studentët e diplomuar pranë “Albanian University” janë përfitues të programeve në të cilat “Albanian University” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Studentët e diplomuar (Alumni) janë pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore të zhvilluar në Zyrën e Karrierës dhe Alumnit”.

Studentët e diplomuar (Alumni) mbështesin universitetin duke dhënë vazhdimisht mendimin e tyre mbi hapat që duhet të ndërmarrë “Albanian University”, apo duke ndihmuar studentët aktualë në studimet e tyre dhe në zhvillimin e praktikës profesionale.

Zyra e Karrierës dhe Alumnit i ndihmon ish-studentët përmes

Dhënies së referencave për studime dhe punësim

Angazhimit në projektet e universitetit veçanërisht në studime dhe projekte të Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike

Publikimit të punimeve shkencore të studentëve të diplomuar (Alumni-t) në Revistën shkencore

Kujdeset për krijimin e një database statistikash të punësimit të studentëve pas përfundimit të studimeve në “Albanian University”

Zyra e Karrierës dhe Alumnit përgatit materialet informuese për faqen e internetit të universitetit lidhur me të gjithë aktivitetin e saj si zyrë në mbështetje të Studentëve të diplomuar.