Welcome to AU University

OPTIME

Revista OPTIME është revistë shkencore e Albanian University, e përkushtuar ndaj avancimit të kërkimit shkencor, promovimit të mendimit akademik dhe nxitjes së bashkëpunimit ndërdisiplinor. Ajo ofron një platformë për publikimin dhe shkëmbimin e kontributeve shkencore në fushat e shkencave mjekësore, shoqërore, inxhinierike, ekonomike dhe të teknologjisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e dijes.

Shfleto revistën e plotë në Albanica
Kopertina e revistës OPTIME
ISSN
2220-461X
Titulli i shkurtuar
Optime
Periodiciteti
Dy herë në vit
Botimi i parë
2010
Botuesi
Albanian University

Rreth revistës

2010viti i themelimit

E themeluar në vitin 2010, revista shkencore OPTIME është botimi multidisiplinor i Albanian University, i konceptuar si një platformë akademike për promovimin e kërkimit shkencor, zhvillimin e mendimit kritik dhe shkëmbimin e njohurive në fusha të ndryshme të shkencës. Revista synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme për publikimin e punimeve origjinale kërkimore dhe studimore në shkencat mjekësore, shkencat shoqërore, shkencat ekonomike, inxhinieri, teknologji dhe fusha të tjera të aplikuara.

Profili botues

Me karakter multidisiplinor dhe akses të hapur, OPTIME botohet në gjuhën angleze dy herë në vit, të cilët ofrojnë mundësi për prezantimin e rezultateve kërkimore dhe trajtimin e çështjeve me rëndësi të veçantë shkencore e akademike. Përmes këtij profili botues, revista synon të nxisë bashkëpunimin ndërdisiplinor, shkëmbimin e përvojave kërkimore dhe përfshirjen e komunitetit akademik në diskutime shkencore me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

Standardet shkencore

Revista mbështetet në parimet e rigorozitetit shkencor, integritetit akademik, transparencës dhe etikës së botimit. Punimet i nënshtrohen procesit të recensimit shkencor nga kolegë të fushës (peer review), në përputhje me procedurat dhe standardet editoriale të revistës. Respektimi i integritetit akademik dhe i standardeve kundër plagjiaturës, së bashku me përdorimin e identifikuesve dixhitalë DOI për artikujt, synon të garantojë cilësinë, besueshmërinë dhe gjurmueshmërinë e botimeve shkencore.

Dukshmëria dhe bashkëpunimi

E pajisur me ISSN 2220-461X dhe e publikuar në platformën Albanica, OPTIME synon të rrisë dukshmërinë e rezultateve kërkimore dhe të forcojë ndërkombëtarizimin e veprimtarisë shkencore të Albanian University. Bordi Shkencor përfshin akademikë dhe studiues nga fusha të ndryshme, përfshirë ekspertë të jashtëm vendas dhe ndërkombëtarë, duke mbështetur zhvillimin e profilit multidisiplinor dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit akademik. OPTIME kontribuon në avancimin e dijes, promovimin e kërkimit cilësor dhe forcimin e lidhjes ndërmjet shkencës, arsimit të lartë dhe zhvillimit të shoqërisë.

Fushat e revistës

Shkenca mjekësore

  • Stomatologji
  • Farmaci
  • Infermieri
  • Fizioterapi
  • Laborant i Lartë Dentar

Shkenca të aplikuara dhe ekonomike

  • Shkenca Ekonomike
  • Inxhinieri
  • Teknologji Informacioni
  • Art & Dizajn

Shkenca shoqërore

  • Drejtësi
  • Shkenca Politiko-Administrative
  • Psikologji e Përgjithshme
  • Edukim
  • Gjuhë Angleze

Struktura editoriale

Revista shkencore OPTIME organizon veprimtarinë e saj nëpërmjet strukturës editoriale dhe shërbimeve mbështetëse, të cilat kontribuojnë në cilësinë shkencore, integritetin akademik dhe standardet e botimit të saj.

Kryeredaktori

Prof. Asoc. Dr. Erda Qorri

e.qorri@albanianuniversity.edu.al

Zëvendëskryeredaktori

Prof. Asoc. Dr. Delina Xhafaj

d.xhafaj@albanianuniversity.edu.al

Bordi Editorial

Bordi Shkencor

Redaksia dhe koordinimi editorial

Thirrje për abstrakte

Revista OPTIME fton studiuesit të dërgojnë abstrakte për numrin e ardhshëm, nga shkencat mjekësore, shoqërore, inxhinierike, ekonomike dhe teknologjike.

Afati për dërgimin e abstrakteve
20 Nëntor 2026
Njoftimi i pranimit
25 Nëntor 2026
Botimi i numrit
Dhjetor, 2026
Dërgo abstraktin

Udhëzues për autorët

Para se ta dërgoni artikullin, sigurohuni që ai përmban elementet e mëposhtme:

  • Titulli: i qartë dhe i shkurtër, i shoqëruar me emrin, institucionin dhe adresën e email-it të autorëve.
  • Abstrakti: prej 250-300 fjalësh, që përmbledh qëllimin, metodën dhe rezultatet e punimit.
  • Fjalët kyçe: 5-6 fjalë kyçe, të vendosura pas abstraktit.
  • Struktura: hyrje, metodologji, rezultate, diskutim dhe përfundime.
  • Referencat: të hartuara sipas stilit të citimit të revistës, Vancuver ose NLM (National Library of Medicine)
  • Origjinaliteti: punimi nuk duhet të jetë botuar më parë dhe as të jetë dërguar për botim diku tjetër.

Udhëzimet e plota dhe mënyra e dërgimit të artikujve gjenden në faqen e revistës në Albanica.