Welcome to AU University

Struktura e kërkimit shkencor

Zyra e Kërkimit Shkencor ushtron funksionet e saj nëpërmjet këtyre përgjegjësive kryesore:

Koordinon, mbështet dhe monitoron veprimtarinë kërkimore në nivel institucional.

Ofron mbështetje administrative dhe teknike për aplikimin, zbatimin dhe raportimin e projekteve kërkimore.

Mbështet publikimin e rezultateve shkencore në revista me reputacion dhe të indeksuara në databaza ndërkombëtare.

Koordinon dhe mbështet botimin dhe zhvillimin e revistave shkencore të universitetit.

Organizon trajnime, seminare dhe aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të stafit akademik dhe studiuesve.

Promovon shkencën e hapur (Open Access) dhe praktikat bashkëkohore të komunikimit shkencor.

Zhvillon dhe koordinon bashkëpunimin me institucione akademike, kërkimore dhe partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Promovon veprimtarinë kërkimore dhe rezultatet shkencore të universitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Administron bazat e të dhënave, statistikat dhe treguesit e performancës së kërkimit shkencor, duke mbështetur proceset e raportimit institucional dhe të sigurimit të cilësisë.

Mbështetjen e aplikimeve për fonde dhe grante kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Promovimin e integritetit akademik, etikës në kërkimin shkencor dhe respektimit të standardeve të publikimit.

Prof.Asoc.Dr. Delina Xhafaj
Prof.Asoc.Dr. Delina Xhafaj
PhD Bohdana Fink
PhD Bohdana Fink