Welcome to AU University

Prof. Asoc. Dr. Valbona Loshi

Prof. Asoc. Dr. Valbona Loshi
Albanian University
Stafi akademik dhe profesional

Prof. Asoc. Dr. Valbona Loshi

Dekanes së Fakultetit të Shkencave Shoqërore

Prof. Asoc. Dr. Valbona Loshi ushtron veprimtarinë e saj si pedagoge që prej vitit 2003, kur u diplomua në degën “Gjuhë Angleze” në Universitetin e Tiranës. Aktualisht, ajo mban pozicionin e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Albanian University. 

Në vitin 2016 përfundoi studimet doktorale në fushën e “Psikolinguistikës dhe Edukimit”, ndërsa në vitin 2023 iu dha titulli akademik “Profesor i Asociuar” nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore. 

Prej vitit 2023, Prof. Loshi është anëtare e Bordit të Jashtëm Këshillimor të NEOLAiA – Aleancës së Universiteteve Evropiane. Ajo është gjithashtu koordinatore e projekteve Erasmus+ CBHE dhe anëtare e Komitetit Editorial të revistës shkencore “Optime”. 

Gjatë periudhës 2019–2025, ka shërbyer si eksperte e jashtme pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).