Prof. Asoc. Dr. Kleva Shpati
Prof. Asoc. Dr. Kleva Shpati, farmaciste dhe akademike me përvojë të gjerë në Arsimin e Lartë në Shkencat Farmaceutike dhe Industrinë Farmaceutike. Pjesë e personelit akademik në Albanian University nga viti 2007. Ajo zotëron gradën shkencore “Doktor” dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar”.
Ajo ka përvojë të gjerë në mësimdhënie pranë “Albanian University” Tiranë, lektore e lëndëve: Teknologjia Farmaceutike, Farmakologja, Biofarmacia dhe Farmakokinetika. Karriera e saj profesionale përfshin gjithashtu role drejtuese në Albanian University, si Drejtuese e Departamentit të Farmacisë, Koordinatore e programit të studimit “Doktoratë në Shkenca Farmaceutike”.
Interesat e saj akademike dhe kërkimore përfshijnë nanoteknologjinë ku ajo është koordinatore e nën njësisë “Nanoteknologjia në Shkenca Farmaceutike dhe Mjekësi” pranë NanoBalkan, njësi Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
