Prof. Asoc. Dr. Gilberta Hadaj
Prof. Asoc. Dr. Gilberta Hadaj mban titullin akademik “Profesor i asociuar” dhe ushtron funksionin e Drejtueses së Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Albanian University. Ajo është diplomuar në Gjuhë-Letërsi, ka përfunduar studimet Master i Shkencave në “Gjuhësi e sotme” dhe studimet doktorale në fushën e Gjuhësisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Prej vitit 2012, ajo është pedagoge me kohë të plotë në Albanian University. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë gjuhësinë dhe fjalëformimin e shqipes. Është autore e monografisë “Ndikime në fjalëformat e shqipes” dhe e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka kontribuar në projekte ndërkombëtare si koordinatore e projektit Horizon “RESILIENCE” dhe Erasmus+ KA220 “IDYLL”, si dhe është vlerësuese e jashtme pranë ASCAL.
