Prof. Asoc. Dr. Nilena Eriksen
Prof. Asoc. Dr. Nilena Eriksen është diplomuar në UMF “Carol Davila”, Bukuresht (2001), ku ka finalizuar 4 specializime pasuniversitare dhe marrë titullin Mjeke Specialiste në Stomatologji e Përgjithshme (2003) e fituar gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore” (2007). Ajo ka fituar titullin Akademik “Profesor i Asociuar” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (2025). Prof. Eriksen ka një përvojë mbi 15 vjeçare si lektore në fushën e stomatologjisë, përvojë drejtuese në krye të Departamentit të Stomatologjisë dhe aktualisht është Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të Albanian University. Ajo është autore e dy botimeve në rumanisht në fushën dentare, autore e bashkëautore në artikuj shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrëse e rregullt në një sërë Konferencash Shkencore Stomatologjike Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
