Welcome to AU University

Prof. Dr. Pavllo Kongo

Prof. Dr. Pavllo Kongo
Albanian University
Stafi akademik dhe profesional

Prof. Dr. Pavllo Kongo

Zv. Rektor për Politikat e Zhvillimit Institucional

Prof. Dr. Pavllo Kongo është Zv. Rektor për Politikat e Zhvillimit Institucional dhe Drejtues i Komanduar i Departamentit të Stomatologjisë në Albanian University. Ka përfunduar studimet e larta në Stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë në Sofje, Bullgari, si dhe specializimin në Pedodonti në Paris. Në vitin 1980, fitoi gradën shkencore “Kandidat i Shkencave Mjekësore”, ndërsa në vitet 1984 dhe 1994 titujt akademikë “Docent” dhe “Profesor”. Ka ushtruar funksione drejtuese në Katedrën e Terapisë Stomatologjike dhe në drejtimin e institucioneve universitare, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit stomatologjik dhe formimin e brezave të specialistëve. Në vitin 2004, u emërua Dekan dhe më pas Rektor i Universitetit U.F.O., sot Alban University. Është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Ballkanike të Stomatologëve dhe është vlerësuar me “Urdhrin Naim Frashëri”, Klasi I dhe II.