Prof. Asoc. Dr. Valbona Ribaj Çinaj
Prof. Asoc. Dr. Valbona Ribaj Çinaj është Dekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në Albanian University. Me mbi 25 vjet përvojë në akademi dhe kërkim shkencor, të ndërthurur me mbi 14 vjet eksperiencë profesionale në sektorin financiar, ajo sjell një profil të konsoliduar akademik dhe praktik. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë statistikën, ekonometrinë, metodat e avancuara të kërkimit, sistemet e informacionit, menaxhimin e sistemeve të informacionit . Është autore e librave akademikë dhe e artikujve shkencorë të botuar në revista të indeksuara, si dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore ndërkombëtare. Veprimtaria e saj karakterizohet nga ndërthurja e metodave sasiore, teknologjisë, riskut dhe analizës ekonomiko-financiare, me fokus në kërkimin shkencor, cilësinë akademike dhe lidhjen e dijes me praktikën.
