Inovacion Teknologjik në Sektorin e Shërbimeve Mjekësore dhe Dentare përmes Digjitalizimit dhe Teknologjive Inteligjente
Programi / financuesi: PTI – Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
Statusi: Projekt i ri i financuar
Projekti synon zhvillimin e zgjidhjeve të bazuara në Internet of Things (IoT), Inteligjencë Artificiale dhe teknologji VR/AR për monitorimin, optimizimin dhe përdorimin më efikas të pajisjeve mjekësore dhe dentare. Një tjetër komponent i projektit lidhet me trajnimin e personelit dhe pilotimin e këtyre teknologjive në praktikë.
Kontributi / rezultatet e pritshme: Zhvillim dhe pilotim i zgjidhjeve digjitale dhe teknologjive inteligjente për shërbimet mjekësore dhe dentare.

