Welcome to AU University

Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë”

Program Highlight

Duration

1 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Professional Program

About Program

Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë” është liçensuar me Urdhër Nr. 674 datë 12.10.2018 dhe akredituar me VBA Nr. 54 dt. 05.07.2019. 

Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë” i pajis studentët me njohuritë teknike bashkëkohore dhe aftësitë e nevojshme për menaxhimin më të mirë të energjisë, projektimin e sistemeve dhe proceseve me eficiencë energjitike, përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin dhe kontrollin e ndotjes me kosto efektive. 

Programi i studimit është projektuar për të njohur inxhinierët me aspektin praktik të çështjeve të kursimit të energjisë (cilësia e përdorimit të energjisë me kujdes dhe jo me humbje) dhe pasojat mjedisore të përdorimit joracional të burimeve të energjisë në sektorët industrialë dhe komercialë. 

Ofrohet në kuadër të rritjes së shqetësimit mbi nevojën e ruajtjes së energjisë dhe luftën kundër degradimit mjedisor në rritje. 

Përgatit studentët t’i japin vetë zgjidhje trajtimit dhe zgjidhjes së çështjeve praktike dhe projekteve të ndryshme. 

Ofron njohuritë e nevojshme për të vlerësuar potencialin dhe qëndrueshmërinë e politikave dhe projekteve të energjisë dhe të bëjë gjykimin e informuar në mungesë të të dhënave të plota. 

Ofron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme lidhur me teoritë që qeverisin rrjedhjen e energjisë dhe konvertimin e energjisë. 

Ofron komunikimin e nevojshëm, aftësitë e kërkuara interpersonale dhe menaxheriale për një karrierë të suksesshme si profesionistë në fushën e energjisë. 

Njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes këtij kursi mund të aplikohen drejtëpërdrejtë për të ndihmuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për të përmirësuar konkurencën e tyre përballë rënies së burimeve, rritjes së mundshme të konsiderueshme në kostot e energjisë për njësi dhe kërkesat urgjente për të përmbushur standardet gjithnjë e më kufizuese të kontrollit të ndotjes. 

Ekzistojnë mundësi të shumta punësimi. Më të rëndësishmet radhiten më poshtë: 

  • Konsulenca të inxhinierisë, energjisë dhe mjedisit dhe praktika projektimi, 
  • Industri, 
  • Departamente qeveritare qendrore, 
  • Qeverisja vendore, 
  • Institucione akademike.