Welcome to AU University

Programi i studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”

Program Highlight

Duration

1 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Shkencave Ekonomike

Degrees

Professional Program

About Program

Programi Master Profesional në “Administrim Biznesi” është licencuar me Urdhër Nr. 176, datë 26.04.2012, akredituar me Urdhër Nr.440, datë 25.08.2016, si dhe me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 10.07.2017, riakredituar me Vendimi i Bordit të Akreditimit nr.52, date 05.07.2019. Për herë të parë u implementua programi i riorganizuar me 60 kredite ECTS. Në muajin qershor 2022 u realizua procesi i akreditimi të jashtëm  dhe pritet Vendimi i Bordit të Akreditimit. 

Ky program synon të përgatisë manaxherë dhe ekzekutivë të aftë në fushën e administrimit të biznesit me qëllim hapjen e mundësive të zhvillimit të karrierës së tyre, jo vetëm në profilin manaxherial në sektorin privat dhe atë publik, por edhe për nxitjen e vazhdimit të mëtejshëm të karrierës së tyre akademike. 

Ai i profilizon studentët në drejtime të ndryshme të administrimit të biznesit duke i ofruar njohuri mbi orientimin e firmave dhe kufijtë specifikë të progresit të tyre, mbi modelet dhe vizionet bashkëkohore dhe mbi pozicionimin e njësive ekonomike në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian. Programi gjithashtu stimulon aftësitë praktike për analizën e klimës së biznesit në kontekstin kombëtar dhe rajonal. Të diplomuarit e këtij cikli pajisen me aftësi për të ndërmarrë studime kritike të burimeve të organizatës dhe bashkërendimin e njohurive financiare, të marketingut, të prodhimit etj.  në zinxhirin e vlerës. 

Ai synon në pajisjen e të diplomuarve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe trajnim të mirëfilltë profesional mbi shkencat ekonomike, politikat e biznesit dhe administrimin e njësive ekonomike, shprehitë, metodologjitë dhe kompetencat e nevojshme për të ndërmarrë lehtësisht funksione manaxheriale, për të fituar më shumë përgjegjësi në punë, apo për të zhvilluar më tej karrierën e tyre profesionale. Një vëmendje e veçantë ju kushtohet dimensionit dhe njohjes së strukturave organizative, menaxhimit të institucioneve, planifikimit, legjislacionit dhe funksionimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.   

Studentët që përfundojnë studimet Master Profesional në “Administrim Biznesi” pranë Albanian University mund të punojnë në nivele manaxheriale dhe ekzekutive në kompani të ndryshme, institucione apo agjenci private dhe publike si edhe mund të ndërmarrin iniciativa për çeljen e sipërmarrjeve private.