Welcome to AU University

Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”

Program Highlight

Duration

2 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Master i Shkencave

About Program

Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni” është liçensuar me Urdhër Nr. 33 datë 31.01.2012 dhe është akredituar me VBA Nr. 82 datë 27.10.2018. 

Ky program ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e Teknologjisë së Informacionit. 

Kjo përgatitje gjatë periudhës dy vjeçare, mbi nivelin Bachelor, ku janë marrë bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Një gjë e tillë mundëson që këto kuadro inxhinierike të integrohen në tregun e punës. 

Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si: 

  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme informacioni të aplikuara; 
  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në sektorët e prodhimit, projektimit dhe realizimit të sistemeve të informacionit; 
  1. aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion. 

Studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave  në “Teknologji Informacioni” mund të punësohen në: 

  • rolin e personelit IT në institucione e laboratore, ku ka aparatura të ndryshme, që shërbejnë për përpunimin e informacionit; 
  • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme informacioni etj.; 
  • shkollat e mesme profesionale etj..