Welcome to AU University

Programi i studimit Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”

Program Highlight

Duration

2 Years

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Psikologjisë së Përgjithshme

Degrees

Master i Shkencave

About Program

Programi i studimit Master i Shkencave në Psikologji Klinike është licencuar me VKM.nr 597, dt.28.05.2009, plotësuar me Urdhër të MASH Nr.308, dt.08.06.2010, akredituar me Urdhër të MASH Nr.327, dt 07.08.2012, si dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 85, dt. 07.12.2018. 

Ky program synon t’u paraqesë studentëve një vlerësim të thelluar të metodave dhe teknikave për vlerësimin dhe ndërhyrjet klinike. Programi i studimit është mbështetur mbi modelin e sistemeve biopsikologjike të të kuptuarit të sjelljes njerëzore dhe ky program i ofron studentëve një panoramë të detajuar të detyrave dhe aftësive klinike të cilat janë themelet e punës së psikologut klinik. Studentët do të pajisen me informacion të zgjeruar lidhur me metodat e kërkimit, çështje të etikës, diversitetit kulturor, vlerësimit, psikoterapisë, dhe në mënyrë më të specifikuar, me aftësi praktike në secilën nga çështjet e mësipërme. Ky program do t’iu vijë në ndihmë studentëve për të kuptuar me thellë praktikën e punës së psikologut klinik. 

Mundësitë e ndryshme të punësimit, metodat bashkëkohore të vlerësimit dhe trajtimit klinik si dhe çështje ligjore dhe etike që rregullojnë profesionin e psikologut klinik do të përshkojnë në tërësi programin e studimit. 

  

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij programi janë: 

  • Institucione të ndryshme kërkimore, të tilla si universitete, agjenci, organizata apo fondacione kërkimi; 
  • Praktikantë të lirë duke siguruar këshillim, terapi, vlerësim dhe konsultim ndaj individëve, familjeve, grupeve dhe organizatave; 
  • Mjediset apo qendrat që ofrojnë shërbime në përkujdesje të shëndetit mendor të tilla si spitalet psikiatrike, shtëpitë e mbështetura, qendrat komunitare të shëndetit mendor, institucione dhe organizata jo fitimprurëse të ndryshme me fokus ofrimin mbështetjen, dhe rehabilitimin e individëve (fëmijë, adoleshentë, të rritur, të moshuar) me probleme të shëndetit mendor; 
  • Organizata jo-fitimprurëse; 
  • Spitale dhe klinika publike e private për fëmijë dhe adoleshentë.