Welcome to AU University

Programi i studimit BSc. në “Teknologji Informacioni”

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Bachelor

About Program

Programi i studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni” është liçensuar me Urdhër Nr. 33 datë 31.01.2012 dhe është akredituar me VBA Nr. 40 datë 13.07.2018. 

Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e Teknologjisë së Informacionit. 

Përgatitja trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet e mëtejshme dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara. 

Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si: 

  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme të teknologjisë së informacionit; 
  1. aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion. 

Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni” mund të punësohen në: 

  • institute dhe laboratore, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, në të cilat përpunohen informacione; 
  • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektronike si: telekomunikacion, industri, ekonomi,  administratë etj.; 
  • shkollat e mesme profesionale etj..