Welcome to AU University

Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Kompjuterike” 

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Bachelor

About Program

Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike” është liçensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 39 datë 13.07.2018. 

Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e kompjuterave apo në profile të përafërta. 

Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara. 

Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si: 

  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme kompjuterike; 
  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të këtyre pajisjeve; 
  1. aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion. 

Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike” mund të punësohen në: 

  • institucione të ndryshme, ku disponohen kompjutera apo janë instaluar rrjete kompjuterash, që shërbejnë në punën e këtyre sektorëve; 
  • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme kompjuterash apo, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë pajisje kompjuterike; 
  • shkollat e mesme profesionale të profilit kompjuterik; 
  • servise të ndryshme riparimi kompjuterash etj..