Welcome to AU University

Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Elektronike”

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Bachelor

About Program

Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike” është liçensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 41 datë 13.07.2018. 

Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e elektronikës dhe të telekomunikacionit. 

Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara. 

Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si: 

  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektronike të aplikuara dhe telekomunikacion; 
  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike apo projektimit dhe realizimit të sistemeve të telekomunikacionit; 
  1. aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion. 

Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike” mund të punësohen në: 

  • institute dhe laboratore, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, që shërbejnë në punën e sektorëve, si: industri, shëndetësi etj.; 
  • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektronike, si: telekomunikacion etj.; 
  • shkollat e mesme profesionale të profilit elektronik etj..