Welcome to AU University

Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Elektrike”

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Bachelor

About Program

Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” është është liçensuar me Urdhër Nr. 479 datë 10.10.2012 dhe është akredituar me VBA Nr. 42 datë 13.07.2018. 

Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e sistemeve elektrike të fuqisë, të automatizimit të industrisë si dhe, në sektorë të tjerë ku përdoret energjia elektrike. 

Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara. 

Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si: 

  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektrike të fuqisë dhe të industrisë, të automatikës, etj.; 
  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektrike apo të projektimit dhe realizimit të tyre; 
  1. aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion. 

Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” mund të punësohen në: 

  • institute, korporata, ndërmarrje, laboratore, ku ka aparatura elektrike të sistemeve elektrike të fuqisë, të industrisë,  ente  tregtare të  ndryshme që kanë pajisje elektrike, si në industri, shëndetësi etj.; 
  • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektrike dhe elektronike; 
  • shkollat e mesme profesionale të profilit elektrik.