Welcome to AU University

Programi i studimit Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme”

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Psikologjisë së Përgjithshme

Degrees

Bachelor

About Program

Programii studimit Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme” është licencuar me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 8981, dt. 27.12.2005 dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 21, datë 03.03.2023. 

Ky program ka si mision të tij përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh në fushën e psikologjisë, të aftë për të kuptuar dhe trajtuar me profesionalizëm, etikë, dhe në respekt të dinjitetit dhe integritetit njerëzor, problematikat psiko-sociale me të cilat ndeshen individët dhe shoqëria shqiptare. Programi Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme” shtrihet në 3 vite studimi, në të cilat përfshihen  lëndë të formimit të përgjithshëm, lëndë plotësuese, lëndë me zgjedhje si dhe lëndë bazë të formimit profesional, që studentët do të dëshirojnë të ndjekin në studimet e nivelit të dytë. Praktika mësimore realizohet gjatë semestrit të dytë të vitit të 3të. 

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e programit Bachelor janë: 

  • Spitale dhe klinika publike e private për fëmijë dhe adoleshentë; 
  • Organizata jo-fitimprurëse.