Welcome to AU University

Programi i Integruar Master i Shkencave në “Drejtësi”

Program Highlight

Duration

2 Years

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative

Degrees

Master i Shkencave

About Program

Programi i Integruar Master i Shkencave në “Drejtësi”, mundëson një formim të plotë juridik për studentët që ndjekin këtë program studimi. Profesionistët e së drejtës, gjithnjë e më shumë gjenden përballë problematikave dhe çështjeve të cilat kërkojnë njohuri të thelluara mbi legjislacionin vendas të harmonizuar me legjislacionin e standardet e ngritura në nivel europian dhe ndërkombëtar. Arsye këto që vendosen në objektivat e programit të studimit me qëllim që të diplomuarit të përfitojnë njohuri të nevojshme mbi metodat e arsyetimit juridik dhe të doktrinës juridike, si edhe njohje të gjerë të institucioneve dhe instituteve juridike. 

Në këtë kuadër, Programi i Integruar i studimit Master i Shkencave në “Drejtësi” ofruar nga Deparatamenti I Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në Albanian University, synon një formim të plotë të studentëve në fushën ligjore, e cila paraqitet e domosdoshme për të vepruar me kompetencë në realitetin kompleks aktual juridik. 

Ndjekja e programit të studimit në fushën e shkencave juridike dhe përftimi i diplomës së integruar Master i Shkencave në “Drejtësi”, të jep mundësi për t’u pranuar në provime të shtetit në ndonjë nga profesionet e rregulluara të kësaj fushe, gjithashtu të mundësojë vazhdimin e studimeve të doktoratës, në Shkollën e Magjistraturës apo studimeve specializuese pasuniversitare për përftimin e titullit respektiv. Në këtë frymë vlerësimi dhe bashkëpunimi propozohet ky program studimi i cili mundëson formimin teorik dhe praktik të studentit në një cikël të vetëm studimesh. Ky program ofron: përgatitje bazë dhe të avancuar për një formim të kompletuar të aftësive që iu korrespondojnë niveleve të kualifikuara të punësimit dhe të profesionalizmit; kërkim të pavarur nëpërmjet instrumenteve dhe teknikave të kërkimit. Programi ka një kohëzgjatje normale prej 5 vitesh akademike me një total prej 300 kredite (ECTS). 

Praktika mësimore: bën të mundur aftësimin praktik të studentit dhe rritje të nivelit të tij profesional si në mënyrën e arsyetimit ligjor praktik, dhe në metodikat e ushtrimit të teorisë në praktikën e përditshme. Praktika ka për qëllim të afrojë studentët me realizimin real të bagazhit teorik të krijuar në 4 vitet e para, të aftësojë ata në përpilimin e akteve të nevojshme, ti familjarizojë me proçeset gjyqësore si dhe të aftësojë studentin profesionalisht në ushtrimit e njohurive të marra në “Gjyqin Imitues” ,“Aktorët” në një proçesi gjyqësor, rolet e tyre në një proçes dhe roli i gjykatës në një proçes gjyqësor, aktet bazë për fillimin e një proçesi gjyqësor që paraqiten nga paditësi, mbrojtja e të paditurit, fazat e proçesit gjyqësor. ” si vlerësues të praktikës profesionale