Welcome to AU University

Program i Përbashkët i Integruar i Studimit “Odontoiatria e Protesi Dentaria”

Program Highlight

Duration

6 Years

Faculty

Shkencave Mjekësore

Department

Stomatologjisë

Degrees

—

About Program

Duke filluar nga viti akademik 2022-2023, Departamenti i Stomatologjisë ofron programin e përbashkët të studimit “Odontoiatria e Protesi Dentaria”, në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës, Itali. Ky program i ri studimi me kohëzgjatje 6 vjeçare (12 semestra) dhe 360 kredite, me formë studimi me kohë të plotë, është miratuar me vendim të  Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Nr. 444, datë 22.04.2022. 

Një program i tillë në gjuhë të huaj, mbёshtetet nё studimin e tregut tё punёs vendas dhe ndërkombëtar, si dhe në nevojshmërinë pёr tё ecur nё tё njёjtin hap me Universitetetet homologe, duke patur si qёllim pёrgatitjen e profesionistёve tё ardhshёm tё aftё pёr tё punuar si brenda dhe jashtё vendit, pa nevojshmёrinё e pёrshtatjes me mjetet, materialet, teknologjinё dhe me protokollet e trajtimit dentar. Sigurimi i diplomёs fundore të përbashkët nga ky program studimi, ndihmon diplomantёt pёr tё aplikuar mё tej nё ciklet e treta tё studimeve, pёr pёrshpejtimin e procedurave tё aplikimit dhe tё pranimit nё Universitete edhe jashtё vendit. 

Nga ana tjetër një program i tillë mirëpret edhe studentë të huaj të cilët dëshirojnë të studiojnë pranë Albanian University në gjuhë të huaj. Mobiliteti i profesionistёve ёshtё qёllimi kryesor i programit të studimit, bazuar njëkohësisht në strategjinë e ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, ndërmarrë nga qeveria shqiptare. 

Mundësi Punësimi: 

Ky program mundëson përgatitjen e studentëve sipas standardeve të njohura ndërkombëtare, sipas një kurrikule ndërkombëtare tejet profesionale dhe cilësore siç është ajo e Universitetit të Ferrarës dhe synon të realizojë individë të aftë që të krijojnë, meditojnë, kërkojnë dhe të zhvillohen me bagazhin teoriko-praktik që i ofrohet, për të krijuar bindje moderne dhe të qëndrueshme mjekësore. Partneriteti me Universitetin prestigjioz të Ferrarës, krijon oportunitete të rëndësishme punësini jo vetëm brenda vendit por në të gjithë kontinentin dhe jo vetëm. 

Departamenti i Stomatologjisë si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ka nisur funksionin e tij në Shtator 2004. Ky Departament ofron programin e integruar të ciklit tё dytё tё studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” me kohëzgjatje 5 vjeçare, miratuar me vendim të Kёshillit tё Ministrave, Nr. 197, datë 10.04.2004 dhe akredituar për herë të parë nga MASH, me urdhër Nr. 388, datë 23.07.2010. Në kuadër të procedurave për vazhdimin dhe rritjen e cilësisë, ky program është riakredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, me Vendim Nr. 88, datë 21.09.2017. 

Si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Albanian University, Departamenti i Stomatologjisё strukturohet mbi bazë Disiplinash, që janë: 

– Disiplina e Kirurgjisë Orale – OMF me degët: anestezi, kirurgji orale, kirurgji OMF, radiologji, me drejtuese Prof.Asoc.Dr. Erda Qorri; 

– Disiplina e Terapisë me degët: dentistri operative paraklinike-klinike, endodonti paraklinike-klinike, dentistri estetike, me drejtues Prof. Dr. Pavllo Kongo; 

– Disiplina e Dentistrisë Pediatrike me degët: dentistri pediatrike, profilaksi, nutricion, me drejtues Dr. Shk. Med. Eno Gaçe; 

– Disiplina e Protetikës me degët: morfologji dentare, njohuri materiale, protetikë paraklinike, protetikë e lëvizshme parciale, protetikë totale, protetikë fikse, ortodonti paraklinike-klinike, me drejtues Dr. Shk. Med. Sidrit Beqiraj; 

– Disiplina e Periodontologjisë me degët: periodontologji paraklinike-klinike, diagnozë orale, patologji omf, implantologji, mjekësi orale, me drejtues Prof. Asoc. Luan Mavriqi. 

Nënkuptohet që pranë çdo disipline dhe lënde, aktivizohet numri i nevojshëm i pedagogëve, asistent pedagogëve dhe ordinatorëve. Përgatitja pesëvjeçare e kuadrit realizohet nga një numër i konsiderueshëm Profesorësh, Doktorësh të Shkencave dhe Masterash të përfituara në shumë vende të botës, perëndimore dhe lindore, pa lënë pas dore kuadrot e formuara në vend. 

Formimi 5 vjeçar shoqërohet jo vetëm me formim të mirë paraklinik 2 vjeçar në kushte moderne, por edhe me formimin e tre viteve të mëpasshme teoriko-praktike direkt në pacient, duke i dhënë kështu specifikë tejet të admirueshme çdo kandidati e njëkohësisht e bën të aftë që të zotërojë dhe aplikojë në praktikë, njohuritë e përfituara. Mbështetur mbi sa themi, deri më sot nuk janë të paktë studentët që punojnë, ose kanë arritur të përfitojnë të drejtën e një formimi akademik të mëtejshëm në shumë shtete të huaja. 

Departamenti i Stomatologjisë si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, mbështetet mbi program studimor me kohëzgjatje 5 vjeçare. Ky program përbën origjinalitetin e dukshëm, si në formë dhe përmbajtje, dhe diferencohet ndjeshëm nga programet e tjera stomatologjike që zhvillohen në vendin tonë. Fokusi primar i këtij programi është formimi teoriko-praktik modern i studentëve, bazuar kryesisht në modelin e Universitetit TUFT-s Boston, të mbështetura totalisht në literaturën amerikane të këtij universiteti. 

Ky program mundëson përgatitjen e studentit sipas standardeve të njohura ndërkombëtare dhe synon të realizojë një qenie të aftë që të krijojë, meditojë, kërkojë dhe të zhvillohet me bagazhin teoriko-praktik që i ofrohet, për të krijuar bindje moderne dhe të qëndrueshme mjekësore. Mjeku stomatolog i formuar mbi këto kritere, do të jetë i aftë t’i bëjë ballë kërkesave gjithmonë në rritje dhe standardeve në BE, do t’i japë atij mundësinë të integrohet lehtësisht, ose të punojë si profesionist i lirë në klinika stomatologjike, në institucione publike në sektorë promovues dhe prodhues të pajisjeve stomatologjike, në qendra spitalore të çdo niveli, në qendra kërkimore të profilit akademik, ose në hapësira të ndryshme akademike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

Një veçori tjetër e këtij Departamenti është impenjimi i dukshëm në sferën e jetës shkencore, i cili konkretizohet me konferenca vjetore të mjekëve dhe të studentëve, ku prezantohen hulumtime shkencore-profesionale, të realizuara brenda vendit tonë, ose në vendbanimet e mjekëve apo studentëve. Konferencat shkencore të mjekëve tanë mbulohen mbi 95% nga punime origjinale kёrkimore shkencore, si dhe nga punime statistikore tё realizuara nё bashkёpunim me Fakultete dhe pedagogë të vendit dhe të huaj, aktivё në fushёn kërkimore me drejtim stomatologjik. 

Departamenti i Stomatologjisë u vjen në ndihmë të studentëve duke ofruar dhe ciklin e tretë të studimeve, si Specializimet Afatgjata në “Ortognatodonci” dhe Specializime Afatgjata në “Kirurgji Orale”, tё cilat janë të drejtuara nga pedagogё tё institucioneve prestigjoze