1 Year
Shkencave Shoqërore
Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative
Professional Program
Programi i studimit Master profesional në “E Drejtë Private” është liçencuar me VKM Nr. 597, datë 28.05.2009, mbështetur me Urdhrin Nr. 308, datë 08.06.2010, dhe riakredituar me Vendimin e Bordit të Akreditimit të ASCAL nr. 64, date 10.09.2022 deri nw vitin 2025. Kohëzgjatja e këtij programi studimi është 1 vit akademik, dhe përbëhet nga 60 kredite (ECTS) gjithsej. Ky program studimi i ciklit të dytë ka si objektiv të formojë studentët me njohuri specifike në fushën e të drejtës private. Ky rezultat synohet të arrihet nëpërmjet studimit të instituteve specifikë dhe nëpërmjet zgjerimit të studimit në fusha të cilat karakterizohen nga specialiteti sektorial. Programi kombinon formimin akademik me përvojën praktike dhe realizohet në bashkëpunim me gjykata të niveleve të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe me studio ligjore prestigjoze, vendase dhe të huaja, pranë të cilave do të zhvillohen stazhi dhe praktika profesionale.
Studentët që do të përfundojnë këtë program studimi do të kenë mundësi të punësohen apo të vijojnë karrierën e tyre profesionale në një sërë sektorësh apo organesh që lidhen me aplikimin e të drejtës private. Ky program i ofron mundësi studentëve të cilët duan të punojnë në fushën e avokatisë, si juristë pranë bizneseve, në ndërmarrje, banka, shoqëri sigurimesh dhe konsulentë ligjorë pranë autoriteteve të pavarura etj.