Welcome to AU University

Bachelor në “Shkenca Politiko – Administrative”

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative

Degrees

Bachelor

About Program

Programi i studimit Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative” është licencuar me miratim nga MASH, Nr. 8981, dt. 27.12.2005, akredituar me Urdhër Nr. 532 dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit të ASCAL nr. 82, datë 05.10.2019. 

Kërkesa në treg për personel të kualifikuar në fushën e shkencave politike dhe administrative vjen gjithmonë në rritje. Sot më shumë se kurrë, kjo fushë ka nevojë për ekspertë, duke konsideruar zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të reja politike. Programi Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative” synon kualifikimin e studentëve me njohuri të përgjithshme, të vetëdijshëm për sfidat në fushën e shkencave politike dhe administrative, si dhe të aftë për të punuar në sektorët publikë ose privatë. Fokusi shtrihet më gjërë në planifikimin, zhvillimin, zbatimin dhe funksionimin e institucioneve publike kombëtare ose ndërkombëtare. Ata kanë nevojë jo vetëm për njohuri teorike dhe praktike, por duhet të jenë në gjendje të shprehin veten dhe të jenë ndërmjetës midis institucioneve dhe shoqërisë. 

Objektivat formuese përcaktuese, të përgjithshme apo specifike në programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative”, mbajnë parasysh kërkesat për nivele cilësore bashkëkohore dhe hartohen në bashkëpunim me përfaqësues të tregut të punës dhe profesioneve në nivel kombëtar.  

Gjatë vitit të parë akademik programi Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative” ka si synim  t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme të mbështetura në lëndë të formimit bazë të karaktereve sociologjike, historike dhe filozofike si dhe të realizojë gjatë 2 viteve të tjera akademike thellimin e njohurive që përkojnë me profilin e diplomës së shkencave politiko-administrative, konkretisht në disiplinat ekonomiko-politike, juridike, administrative, politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare duke vendosur objektiva specifikë për përgatitjen e politologëve dhe ekspertëve në fushën e administratës, të aftë për të operuar në këtë fushë, dhe integrimin e tyre në dikastere ose institucione me karakter specifik. 

Praktika mësimore: Praktikat në institucionet publike e kërkimore e parashikuar si pjesë përbërëse e programit mësimor-formues për studentët e vitit të III të programit Bachelor në “Shkencave Politiko-Administrative”, synojnë njohjen dhe familjarizimin e studentëve me procesin praktik politik. Si pjesëmarrës në praktikën politike, synohet që të zhvillohen shkathtësitë e studentëve për të vendosur lidhjen nëpërmjet instrumenteve njohëse që marrin gjatë procesit mësimor dhe politikës në veprim. Gjatë praktikës studenti do të ndjekë të gjithë atë që quhet cikël politik duke përfshirë hyrjet (“inputs”), kthimin e kërkesave dhe vendimeve, daljet (“outputs”), reagimin ndaj daljeve e deri tek reagimi i institucionit ndaj aktorëve të tjerë politikë ose shoqëror. 

 Master i shkencave në “Administrim Publik” me 2 profile  

  1. “Politika publike dhe qeverisje”, 
  1. “Politika publike dhe BE.” 

 Programi i studimit Master i Shkencave në “Administrim Publik” me profile 1. “Politika publike dhe qeverisje”, 2. “Politika publike dhe BE” është hapur për herë të parë në vitin akademik 2009-2010. Programi është licencuar me VKM Nr. 56, dt. 21.01.2009, plotësuar me Urdhrin e MASH Nr. 308, dt. 08.06.2010 dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 23, date 12.04.2019, vlerësuar me 5 vite deri në 2024 

Ky program studimi u adresohet të diplomuarve që zotërojnë një diplomë “Bachelor” të profilit përkatës, të interesuar të thellojnë njohjen shkencore dhe formimin profesional në administrim publik, politika publike, sisteme qeverisëse, politika dhe menaxhim sektorial, qeverisje vendore, zhvillim institucional, integrim evropian etj. 

Misioni i këtij programi studimi lidhet me nevojën për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës dhe eliminuar përgatitjen e specialistëve me kompetencë të kufizuar, programi ynë shtrin hapësirën e specializimit, tejkalon kufijtë tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor: Shkenca Politike, Shkenca Administrative, Shkenca Juridike, Shkenca Ekonomike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji, Shkenca Komunikimi etj. Ky program studimi zhvillon aftësinë për të drejtuar studime dhe kërkime të avancuara në mënyrë të pavarur, i profilizon në drejtime të veçanta studimesh të krahasuara ose monografike, ofron përqasje ndërdisiplinore në fushat e administrimit publik, u ofron njohuri mbi përmirësimin e administratës publike, i njeh me modelet dhe vizionet bashkëkohore mbi pozicionimin e administratës publike në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian. 

Stimulimi i një qëndrimi të hapur ndaj personave që u përkasin kombësive, etnive, besimeve fetare dhe gjithçkaje të ndryshme nga grupi i tij social (Një përgatitje psikologjike për proceset e integrimit dhe kooperimit evropian). Stimulimi i aftësive komunikuese, mirëkuptuese dhe bashkëpunuese për përmirësimin e imazhit të funksionarit dhe institucioneve publike dhe atyre kombëtare në tërësi. 

Specialistët që përgatit ky program studimi, do mund të ri-dimensionojnë politikën dhe administratën. 

 Mundësitë për punësim në përfundim të programit të studimit Msc “Administrim Publik me profile: “Politika Publike dhe Qeverisje”; “Politika Publike dhe BE” 

  

  1. Administrim Publik/Politika Publike dhe Qeverisje: Të diplomuarit në këtë profil do pajisen me një paketë konceptesh teorike dhe cilësish ekzekutive të aftë të shërbejnë në të gjitha nivelet e administratës publike qendrore: presidencë, parlament, kryeministri, ministri, institucione të tjera publike, në të gjitha dimensionet e hapësirës publike, por në mënyrë të veçantë në nivel qarqesh, bashkish, sikurse mund të ndërmarrin iniciativa për krijimin e sipërmarrjeve private që afrojnë bashkëpunim dhe shërbime specifike për administratën publike qendrore dhe atë vendore; Një pjesë prej tyre mund të zgjedhin të japin një kontribut si studiues, pedagogë dhe analistë të shkencave administrative dhe qeverisjes qendrore brenda dhe jashtë vendit, etj; 
  1.  Administrim Publik/Politika Publike dhe BE: Të diplomuarit në këtë profil do zotërojnë koncepte teorike dhe cilësi ekzekutive që do ju mundësojnë të kontribuojnë në drejtimin e administratës publike shqiptare, në mënyrë të veçantë në institucionet publike integruese apo drejtoritë e veçanta të integrimit evropian brenda ministrive, bashkive dhe prefekturave. Një pjesë e të diplomuarve do përbëjnë elitën e studiuesve, pedagogëve dhe analistë të ardhshëm të administratës dhe hapësirës publike evropiane;