About the Laboratory
Laboratori i elektronikës analoge\laboratori i elektronikës dixhitale përmban module me gjysëmpërçues dhe qarqe të integruara, duke ju dhënë mundësinë studentëve që të realizojnë matje të ndryshme dhe të nxjerrin karakteristikat e elementëve bazë të qarqeve elektronike. Laboratori përmban edhe module zhvillimi, në të cilat studentët mund të ndërtojnë dhe testojnë skema të ndryshme të hartura nga vetë ata. Matja në laborator mund të realizohet me simulimin e aparateve dixhitale dhe analoge ose nëpërmjet një software-i kompjuterik, i cili mundëson përpunime të mëtejshme të matjeve.
