About the Laboratory
Laboratori Dixhital Dentar: Laboratori dixhital përfaqëson një strukturë thelbësore në mbështetje të formimit praktik të studentëve të programit “Laborant i Lartë Dentar”, duke ofruar një mjedis të avancuar për ushtrimet tekniko-profesionale. I pajisur me teknologji bashkëkohore (skanerë intraoralë, printerë 3D, frezim digital i zirkoni ,sinterizim , qeramikë dentare , sistemi pindex ,polimerizim ivomat , CAD/CAM, programe dizajni digjital), ai mundëson zhvillimin e një work-flow dixhital të plotë, që reflekton realitetin modern të laboratorëve dhe klinikave dentare. Ky laborator nuk shërben vetëm për studentët laborantë dentarë, por gjithashtu luan një rol kyç në fazën para klinike të studentëve të stomatologjisë, duke i njohur ata me proceset teknologjike që janë sot të pandashme nga praktika klinike moderne. Integrimi i tij në programet mësimore rrit cilësinë e formimit profesional, përgatitjen për tregun e punës dhe përshtatjen me standardet më të fundit europiane në fushën dentare.
