Biografitë e Alumni
Departamenti I Farmacisë
Donjete Ahmetaj
Rrugëtimi im nisi në bankat e Albanian University, ku hodha themelet e forta të pasionit tim për shkencën farmaceutike dhe kërkimin klinik.
Përmes studimeve të mëvonshme doktorale në Stamboll të Turqisë zgjerova horizontin tim akademik dhe kërkimor, duke u angazhuar aktivisht në fushën e farmakologjisë dhe politikave shëndetësore.
Sot, ky rrugëtim më ka sjellë në rolin e udhëheqjes ekzekutive në një institucion shëndetësor dhe kontributit akademik si lektore universitare.
Çdo hap i këtij procesi ka qenë një dëshmi se puna e palodhur, kurioziteti i pandalur dhe përkushtimi ndaj dijes sjellin ndryshime të prekshme në shoqëri.
Oeda Lekaj
Rrugëtimi im nisi në bankat e Albanian University, ku përfundova studimet 5-vjeçare në Farmaci. Pas diplomimit, fillova karrierën si farmaciste dhe fitova eksperiencë të çmuar profesionale. Me punë dhe përkushtim, u rrita profesionalisht dhe mora role drejtuese në sektorin farmaceutik. Sot drejtoj dy farmaci dhe vijoj rrugëtimin tim akademik në Doktoraturën e Shkencave Farmaceutike. Albanian University ishte pikënisja që më ndihmoi të ndërtoj karrierën që kam sot.
Pas diplomimit, fillova karrierën si farmaciste dhe fitova eksperiencë të çmuar profesionale. Me punë dhe përkushtim, u rrita profesionalisht dhe mora role drejtuese në sektorin farmaceutik. Sot drejtoj dy farmaci dhe vijoj rrugëtimin tim akademik në Doktoraturën e Shkencave Farmaceutike. Albanian University ishte pikënisja që më ndihmoi të ndërtoj karrierën që kam sot.
Me punë dhe përkushtim, u rrita profesionalisht dhe mora role drejtuese në sektorin farmaceutik. Sot drejtoj dy farmaci dhe vijoj rrugëtimin tim akademik në Doktoraturën e Shkencave Farmaceutike. Albanian University ishte pikënisja që më ndihmoi të ndërtoj karrierën që kam sot.
Sot drejtoj dy farmaci dhe vijoj rrugëtimin tim akademik në Doktoraturën e Shkencave Farmaceutike. Albanian University ishte pikënisja që më ndihmoi të ndërtoj karrierën që kam sot.
Departamenti I Edukimit dhe Anglishtes
Luiza Spahiu
Rrugëtimi im profesional filloi si studente Bachelor në programin Mësuesi e Arsimit Fillor.
Gjatë studimeve, pata mundësinë të jem pjesë e programit Erasmus+ në KPH Vienna, Austri, një përvojë që pasuroi më tej formimin tim.
Më pas, eksperienca ime vazhdoi në ACT, fillimisht si praktikante dhe më vonë si mësuese asistente gjatë ndjekjes së Masterit në Arsim Fillor.
Pas përfundimit të Masterit të parë, ndoqa një Master të dytë në Menaxhim Arsimi, ndërkohë që punoja si mësuese e klasës së tretë në ACT.
Sot, me studimet e përfunduara me rezultate të shkëlqyera, vazhdoj rrugëtimin tim në ACT si mësuese e klasës së katërt.
Departamenti I Ekonomisë
Mario Kukeli
Rrugëtimi im profesional ka nisur me një interes të hershëm për financën dhe bankën.
Albanian University nëpërmjet programit të studimit Masteri i Shkencave në Menaxhim Bankar ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e këtij rrugëtimi, pasi aty jo vetëm mora formimin akademik, por edhe krijova bazat që më orientuan drejt sektorit bankar.
Eksperiencat e mëvonshme në bankë, auditim dhe pasuritë e paluajtshme më kanë ndihmuar të zhvillohem profesionalisht, deri në pozicionin ku jam sot, si Specialist i Vlerësimit të Kolateralit në Departamentin e Riskut pranë ProCredit Bank.
Liljana Xhika
Jam mirënjohëse për katër vitet e studimit në Albanian University, ku përmes profesionalizmit të pedagogëve fitova njohuri të rëndësishme për profesionin e mësuesisë.
Falë bashkëpunimit me programin Erasmus+, pata mundësinë të zhvilloja praktikën profesionale në Vjenë, Austri. Më pas, kjo eksperiencë më hapi mundësinë të angazhohesha si mësuese në Albanian College, duke vijuar zhvillimin tim profesional.
