Welcome to AU University

Dr. Erina Hilaj

Dr. Erina Hilaj
Albanian University
Stafi akademik dhe profesional

Dr. Erina Hilaj

Shefe e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë

Dr. Erina Hilaj është anëtare e Senatit Akademik dhe Shefe e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë në Albanian University.

Diplomuar në Farmaci në Universitetin e Tiranës (2006), ajo ka fituar gradën Doktor në Shkenca Farmaceutike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, me fokus në vlerësimin klinik dhe ekonomik të trajtimeve të kancerit të gjirit.

Ka drejtuar Shërbimin Farmaceutik të QSUT-së për dy vite dhe ka punuar për 12 vite në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Shëndetësi dhe Kujdes Shoqëror (ASCK), në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Veprimtaria e saj kërkimore përfshin shkencat farmaceutike, onkologjinë dhe vlerësimin e teknologjive shëndetësore. Është autore e publikimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në rrjete ndërkombëtare kërkimore COST.