Dr. Arjan ZURBO
Dr. Arjan ZURBO është pedagog i brendshëm në Departamentit e Dizajnit në Albanian University. Është diplomuar në vitin 1982 në Institutin e Lartë të Arteve (ILA), në degën e Pikturës, dhe në vitin 2017 ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Etnologji–Folklor, në fushën e Albanologjisë. Ka një përvojë të gjerë profesionale si skenograf, mësues i arteve figurative dhe pedagog universitar. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë pikturën monumentale, mozaikun, vitrazhin, vizatimin, kaligrafinë, skenografinë dhe kostumografinë. Veprimtaria e tij akademike dhe artistike përfshin kërkimin mbi ornamentikën e kostumografisë popullore shqiptare, pjesëmarrjen në ekspozita kombëtare dhe lokale, si dhe kurimin e ekspozitave me studentët e Albanian University. Është vlerësuar me çmimin “Golden Price” nga BDI, Spanjë.
