About the Laboratory
Laboratorët e Informatikës 1 – 2 (Simulimeve) konsistojnë në dy salla kompjuterash, në të cilët janë instaluar software të ndryshëm, të përdorur në ambjentet akademike inxhinierike ndërkombëtare për programimin dhe simulimin e sistemeve të ndryshme inxhinierike. Këto ambjente mundësojnë realizimin e simulimeve virtuale, në rastet e pajisjeve apo sistemeve të ndryshme, që aktualisht nuk janë në dispozicion të studentëve në laboratorët e përshkruar më poshtë, me të cilët gjithsesi pritet që ata të pasurohen në të ardhmen.
