Welcome to AU University

Strategjia e Kërkimit Shkencor

01

Misioni

Misioni i Kërkimit Shkencor në Albanian University është të krijojë dhe promovojë një mjedis institucional që mbështet zhvillimin e kërkimit cilësor, fuqizon kërkuesit shkencorë, promovon zhvillimin e vazhdueshëm akademik ku cilësia, bashkëpunimi ndërdisiplinor dhe integriteti janë në qendër të veprimtarisë.
02

Vizioni

Të zhvillojë një mjedis kërkimor dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtarisht të orientuar, ku produktet dhe cilësia të rriten, që nxit inovacionin, përmirëson mësimdhënien dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
PARIMET TONA

Standardet që udhëheqin kërkimin shkencor

Kërkimi ynë mbështetet në parime të cilat përfaqësojnë praktikat më të mira ndërkombëtare:

01

Excellence in research

Zhvillimi i Kërkimit Shkencor me standarde të larta metodologjike dhe akademike, duke promovuar publikime cilësore, projekte konkurruese dhe zhvillim të vazhdueshëm të kapaciteteve kërkimore.

02

Research Integrity

Respektimi i parimeve më të larta të etikës akademike, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besueshmërisë në çdo fazë të kërkimit shkencor.

03

Open Science

Mbështetja e shkencës së hapur përmes aksesit të lirë në publikime, ndarjes së të dhënave kërkimore, ripërdorimit të rezultateve dhe bashkëpunimit me komunitetin akademik ndërkombëtar.

04

Research Impact

Synimi që rezultatet e kërkimit të krijojnë ndikim të matshëm në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe institucional duke kontribuar në politika publike, inovacion dhe mirëqenie.

VIZIONI 2025–2029

Objektivat

Albanian University angazhohet në mënyrë të qëndrueshme për të ndërtuar një kulturë kërkimore të bazuar në cilësi, transparencë dhe bashkëpunim. Strategjia 2025–2029 përcakton një vizion të përbashkët për fuqizimin e rolit të universitetit në kërkimin shkencor, si aktor dinamik në sistemin arsimor dhe shkencor të vendit dhe të rajonit.

Objektivat synojnë mbështetjen e stafit akademik kërkimor, zhvillimin e projekteve kërkimore konkurruese, rritjen e publikimeve shkencore në revista me impakt të lartë dhe platforma të njohura shkencore. Forcimi i cilësisë dhe ndërkombëtarizimi i revistës shkencore OPTIME.

Nëpërmjet integrimit të kërkimit me mësimdhënien, universiteti synon të forcojë rolin e tij në krijimin dhe transmetimin e dijes.

Prioritetet tona përfshijnë zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, fuqizimin e brezit të ri të studiuesve, digjitalizimin e proceseve shkencore, promovimin e shkencës së hapur dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucione akademike, publike dhe ndërkombëtare.