Welcome to AU University

Këndi i studentëve dhe kërkuesve të rinj

Doktorantët, kërkuesit e rinj dhe studentët në kërkimin shkencor

Doktorantët

Programi i studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” në “Shkenca Farmaceutike” në Albanian University synon zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit në përputhje me prioritetet kombëtare në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kërkimit shkencor. Programi fokusohet në zbulimin dhe zhvillimin e formulimeve të barnave të reja, vlerësimin e efikasitetit, sigurisë dhe toksicitetit të tyre, zhvillimin e terapive të personalizuara dhe mbështetjen e industrisë farmaceutike vendase.
Fushat kërkimore përfshijnë bioteknologjinë, biokiminë mjekësore dhe klinike, kiminë mjekësore, inxhinierinë e indeve, studimin e antioksidantëve dhe të përbërësve bioaktivë me origjinë bimore, si dhe nanoteknologjinë në shkencat farmaceutike dhe mjekësore.
  • Mariela Veizi
    Mariela Veizi Fusha e doktoraturës: Shkenca Farmaceutike
  • Oeda Lekaj
    Oeda Lekaj Fusha e doktoraturës: Shkenca Farmaceutike

Kërkuesit e rinj

Kërkuesit e rinj në Albanian University përfshihen në programe mobiliteti dhe rrjete ndërkombëtare që u mundësojnë të zhvillojnë aftësi kërkimore dhe të bashkëpunojnë me institucione partnere europiane.

Në kuadër të programit CEEPUS dhe rrjetit “Colloids and Nanomaterials in Education and Research”, pranë University of Ljubljana – Faculty of Health Sciences, janë zhvilluar aktivitete kërkimore laboratorike mbi materialet biomjekësore dhe nanomaterialet.

  • Msc. Rabina Boci

    Msc. Rabina Boci

    Programi
    CEEPUS
    Rrjeti
    Colloids and Nanomaterials in Education and Research
    Fokusi kërkimor
    materiale biomjekësore dentare

Studentët në kërkimin shkencor

Studentët specializantë të programit të Kirurgjisë Orale dhe Ortodoncisë marrin pjesë në Kongresin e 8-të Ndërkombëtar “Technological and Experimental Innovation in Periodontology, Oral Surgery and Orthodontics”, me fokus te përdorimi i faktorëve të rritjes dhe aplikimet e tyre aktuale dhe të ardhshme.

Grupi kërkimor i Albanian University, i përbërë nga staf akademik dhe specializantë, prezantoi punime me orientim të fortë drejt aplikimeve klinike dhe u vlerësuan për kontributet e tyre shkencore.