Fondi i Mbështetjes Financiare për Kërkimin Shkencor
Mbështetje financiare për botime shkencore të indeksuara në Scopus
Në kuadër të politikave institucionale për nxitjen e kërkimit shkencor dhe rritjen e cilësisë së publikimeve akademike, Albanian University ofron mbështetje financiare për publikimin e punimeve shkencore në revista të indeksuara në Scopus.
Procedura e mbështetjes financiare zbatohet në përputhje me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Kërkimit Shkencor 2026–2029 dhe me Rregulloren “Për Funksionimin e Sistemit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike në Albanian University”.
Kriteret
- Revista shkencore duhet të jetë e indeksuar në Scopus. Indeksimi i revistës duhet të verifikohet në bazën e të dhënave Scopus (Sources: Scopus.com).
- Në publikim, afilijimi institucional duhet të deklarohet “Albanian University”.
- Autori duhet të përdorë adresën institucionale të email-it me domain albanianuniversity.edu.al.
- Autori duhet të ketë një profil aktiv në Google Scholar, me adresën institucionale albanianuniversity.edu.al të verifikuar.
- Në fazën e proofs/acknowledgements, duhet të kontrollohet saktësia e të dhënave institucionale dhe, kur është e aplikueshme, të pasqyrohet mbështetja financiare e Albanian University.
Dokumentacioni
Për të aplikuar për mbështetje financiare, kërkuesi shkencor duhet të paraqesë pranë Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike (ZKKSHBA) dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën e aplikantit, sipas formatit template;
- Formularin e posaçëm të plotësuar online nga kërkuesi shkencor;
- Dokumentin e pranimit të punimit nga revista;
- Artikullin e plotë ose të pjesshëm, në varësi të konfidencialitetit të studimit;
- Proforma Invoice ose dëshminë e pagesës.
Plotëso formularin online → https://forms.office.com/e/3sAWfniaZz
Shkarko Kërkesën
Procedura
- ZKKSHBA shqyrton dokumentacionin dhe verifikon plotësimin e kritereve për mbështetje financiare.
- Aplikimi dhe dokumentacioni përkatës i përcillen Zëvendësrektorit për Kërkimin Shkencor.
- Zëvendësrektori për Kërkimin Shkencor përcjell dakordësinë pranë Administratorit të Përgjithshëm.
- Administratori i Përgjithshëm, bazuar në buxhetin vjetor të miratuar, vendos mbi aprovimin ose jo të mbështetjes financiare.
- Pas miratimit, Zyra e Financës kryen pagesën bazuar në Proforma Invoice të paraqitur nga aplikanti.

