Welcome to AU University

Master profesional në “Shkenca Penale”

Program Highlight

Duration

1 Year

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative

Degrees

Professional Program

About Program

Programi i studimit Master profesional në “Shkenca Penale” është licencuar me VKM Nr. 597, datë 28.05.2009, mbështetur me Urdhrin Nr. 308, datë 08.06.2010, dhe riakredituar me Vendimin e Bordit të Akreditimit të ASCAL Nr. 43, datë 14.04.2023 deri nw vitin 2026.  Kohëzgjatja e këtij programi studimi është 1 vit akademik dhe përbëhet nga 60 kredite (ECTS) gjithsej. Ky program studimi i ciklit të dytë përfshin fushën juridiko-penale dhe ka për qëllim formimin profesional të studentëve me njohuri specifike. Programi përgatit specialistë të aftë për të organizuar, planifikuar dhe drejtuar veprime proceduriale që duhet të kryhen nga subjektet e procedimit penal gjatë veprimtarisë hetimore, gjyqësore dhe në ekzekutimin e vendimeve, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në luftën kundër krimit si dhe dhënien e drejtësisë në fushën e së drejtës penale. Studentët që do të mbarojnë programin e studimit Master profesional në “Shkenca Penale” do të kenë mundësi të punësohen apo të vijojnë karrierën e tyre profesionale në një sërë sektorësh apo organesh që lidhen me aplikimin e së drejtës penale. 

Ky program është i përshtatshëm për ata që duan të punojnë në fushën e avokatisë, si juristë pranë institucioneve të pavaruara, studiove ligjore etj. Studentët mund të punësohen apo të përmirësojnë kurrikulumin e tyre në struktura të tilla si organizata joqeveritare, që merren me mbrojtjen e grave apo mbrojtjen e të miturve, si dhe ato që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo edhe të burgosurve në veçanti.