Welcome to AU University

Programi i studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” me profile

Program Highlight

Duration

1 Year

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative

Degrees

Professional Program

About Program

Programi i studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” me profile është licencuar me VKM Nr.408, datë 26.05.2010 dhe riakredituar me Vendimin e Bordit të Akreditimit të ASCAL Nr. 41, datë 14.04.2023 deri në vitin 2026. 

Ky program ka si qëllim thellimin e njohurive të fituara në ciklin e parë të studimit për të kompletuar formimin e marrë në këtë cikël studimi duke i dhënë mundësinë studentëve të profilizohen në një nga profilet e mëposhtme: 

  • E drejtë private. 
  • E drejtë publike dhe administrative. 
  • E drejtë penale. 

Programi ka një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike me një total prej 120 kredite (ECTS). Veprimtaritë formuese, teorike dhe praktike të ofruara sigurojnë specializim të njohurive të studentit, krahasuar me ato të marra në programin e ciklit të parë të studimit. Ndjekja e programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” dhe përfitimi i diplomës në këtë fushë, u jep mundësi studentëve gjithashtu të vazhdojnë në ciklin e tretë të studimeve, doktoratë apo ndjekjen e shkollës së magjistraturës.