Welcome to AU University

Programi i studimit Master profesional në “Psikologji Klinike”

Program Highlight

Duration

1 Year

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Psikologjisë së Përgjithshme

Degrees

Professional Program

About Program

Programi i studimit Master profesional në “Psikologji Klinike” është  licencuar me VKM. Nr.89, datë 10.02.2010 dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.19, datë 02.03.2019. 

Ky program është ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojës së shumë psikologëve për t’u njohur me metodat më efikase për trajtimin e problematikave të ndryshme psikologjike.  Psikologët  klinikë  synojnë të ofrojnë shërbimin e tyre duke u mbështetur në njohuri dhe aftësi të cilat mbështeten  në modele bashkëkohore teorike dhe praktike të fushës së psikologjisë. Synimi i këtij programi studimi është t’iu paraqesë studentëve mënyrat e trajtimit duke përfshirë ato tradicionale sikurse  janë ndërhyrjet e ndryshme psikoterapeutike, si  terapia konjitivo-biheviorale, terapia familjare, terapia në grup etj. Vëmendja e studentit do të drejtohet drejt zhvillimeve më të fundit të trajtimit  të simptomatikave psikologjike e për rrjedhojë përmirësimin e shëndetit mendor. Ndërhyrje të tilla përfshijnë ushtrime psikoterapeutike, bio dhe neurofeedback-un, hipnozën, meditimin, etj.  Klinicistët udhëhiqen drejt ndërtimit dhe përdorimit në vazhdimësi të protokolleve të trajtimit, të cilat parashikojnë edhe trajtimin multidisiplinar të pacientit. 

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij programi janë: 

  • Institucione të ndryshme kërkimore, të tilla si universitete, agjenci, organizata apo fondacione kërkimi; 
  • Praktikantë të lirë duke siguruar këshillim, terapi, vlerësim dhe konsultim ndaj individëve, familjeve, grupeve dhe organizatave; 
  • Mjediset apo qendrat që ofrojnë shërbime në përkujdesje të shëndetit mendor të tilla si spitalet psikiatrike, shtëpitë e mbështetura, qendrat komunitare të shëndetit mendor, institucione dhe organizata jo fitimprurëse të ndryshme me fokus ofrimin mbështetjen, dhe rehabilitimin e individëve (fëmijë, adoleshentë, të rritur, të moshuar) me probleme të shëndetit mendor.