Welcome to AU University

Programi i studimit Master profesional në “Psikologji Shkollore”

Program Highlight

Duration

1 Year

Faculty

Shkencave Shoqërore

Department

Psikologjisë së Përgjithshme

Degrees

Professional Program

About Program

Programi i studimit Master profesional në “Psikologji Shkollore” është licensuar me Urdhër të MASH Nr.202, datë 28.05.2013, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.57, datë 05.07.2019. 

Ky program synon të ofrojë arsim dhe trajnim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës profesional për aplikimin e teorive, dijeve, aftësive dhe kompetencave psikologjike në sistemin shkollor. Programi i studimit është ndërtuar në mënyrë që të formojë psikologë shkollorë të cilët të jenë të aftë të ofrojnë shërbimin më të përshtatshëm për komunitetin e shkollës. 

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij programi janë: 

  • Sistemi edukativ parauniversitar dhe parashkollor publik e privat; 
  • Qendra komunitare që ofrojnë shërbime psiko-sociale për fëmijët dhe adoleshentët; 
  • Institucione publike që hartojnë politika për fëmijët dhe adoleshentët; 
  • Organizata jo-fitimprurëse; 
  • Institucione dhe organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të miturve, etj.