1 Year
Shkencave Shoqërore
Edukimit dhe Anglishtes
Professional Program
Programi i studimit Master profesional në “Pedagogji” ofrohet në dy profile: 1. “Mësuesi në Arsim Fillor” dhe 2. “Menaxhim Arsimi”.
Ky program është licencuar me VKM Nr. 89, datë 10.02.2010 dhe akredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 56, dt. 05.07.2019. Ky program ka një kohëzgjatje normale një vit akademik, të cilat i korespondojnë 60 kredite.
Studentët e profilit “Mësuesi në Arsim Fillor” do të kuptojnë në teori dhe praktikë se ç’do të thotë “mësimdhënie” e suksesshme, do të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit efektiv të klasës për të arritur një “mësimnxënie të suksesshme” si edhe do të njihen me komponentët, teknikat dhe strategjitë mësimore. Është shumë e rëndësishme që studentët të përditësohen me kompetencat që duhet të fitojë nxënësi gjatë orës së mësimit si dhe teknikat bashkëkohore që duhet të ketë mësuesi për të përcjellë këto kompetenca në arsimin parauniversitar.
Studentët e profilit “Menaxhim Arsimi” do të formohen me konceptet, idetë dhe parimet teorike të menaxhimit të arsimit. Gjithashtu ata kanë mundësinë të pajisen me njohuri të mjaftueshme për legjislacionin, strategjitë dhe politikat arsimore dhe ato të drejtimit të shkollës dhe arsimit. Ky program studimi formëson te studentët aftësi dhe shprehi për veprimtari drejtuese dhe menaxhuese të shkollës dhe arsimit.