3 Years
Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Art Dizajn
Bachelor
Programi i Studimit Bachelor në “Dizajn” është hapur në vitin akademik 2011-2012 me Urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr.199, Dt. 16.05.2012, me një staf akademik të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, artist – dizajner me një karrierë shumë aktive, si në mësimdhënie ashtu edhe në krijimtari artistike. Diploma Bachelor në “Dizajn” i ofron studentit njohuri akademike dhe praktike bashkëkohore, të cilat do të shërbejnë në sensin praktik dhe krijues të studentit, i cili në fund të programit 3-vjeçar, do të jetë i aftë për të vazhduar dhe avancuar njohuritë dhe për ti profilizuar në drejtimet përkatëse të dizajnit siç janë: Dizajni Grafik, Multimedia, Web dizajn, Dizajn Interieri etj. Studentët të cilët diplomohen në programin e studimit Bachelor në “Dizajn” janë të përgatitur të punojnë në: studio dizajni grafik, redaksi të gazetave ditore ose javore, studio televizive në 3D efekte animacion, studio fotografike, studio projektimi si interier dizajner, shtypshkronja, shtëpi botuese, në shkolla 9 vjeçare (mësues i lëndës së artit figurativ), individualisht në sektor privat (art studio), web dizajn, në galeri arti etj. Programi i Studimit Bachelor në “Dizajn” është program i akredituar me vendim të Bordit të Akreditimit të ASCAL Nr.78, Datë 04.10.2018.