Welcome to AU University

Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”

Program Highlight

Duration

2 Years

Faculty

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Department

Inxhinierive

Degrees

Master i Shkencave

About Program

Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” është liçensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 83 datë 27.10.2018. 

Ky program ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e elektronikës dhe të telekomunikacionit. 

Kjo përgatitje gjatë periudhës dy vjeçare mbi nivelin Bachelor, ku janë marrë bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Një gjë e tillë mundëson që këto kuadro inxhinierike të integrohen në tregun e punës. 

Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si: 

  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektronike të aplikuara dhe telekomunikacion; 
  1. aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike apo projektimit dhe realizimit të sistemeve të telekomunikacionit; 
  1. aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion. 

Studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” mund të punësohen në: 

  • institute dhe laboratore, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, që shërbejnë në punën e sektorëve, si: industri, shëndetësi etj.; 
  • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektronike, si: telekomunikacion etj.; 
  • shkollat e mesme profesionale të profilit elektronik etj..