Welcome to AU University

Programi Bachelor në “Fizioterapi”

Program Highlight

Duration

3 Years

Faculty

Shkencave Mjekësore

Department

Infermierisë dhe Fizioterapisë

Degrees

Bachelor

About Program

Gjatë studimit për diplomën Bachelor në “Fizioterapi” programet e lëndëve synojnë të pajisin studentët me njohuri profesionale e bashkëkohore për përvetësimin e profesiont të Fiozioterapistit. 

Ky program është hartuar në perputhje me strategjinë kombëtare të arsimit me qëllim formimin e profesionisteve të aftë në këtë fushë. Mbi këto baza, një numër studentësh janë punësuar në vend dhe jashtë tij, në Institucione Shëndetёsore private ose shtetёrore. 

Kurrikula që përbën këtë program studimi ka një kohëzgjatje të rregullt tre vjeçare dhe ka në total 180 kredite. Programi i studimit Bachelor në “Fizioterapi” përfshin lëndë të nivelit teorik dhe praktik të fushës së “Fizioterapisë” dhe fokusi primar është të përgatisë Fizioterapistë të përgjithshëm. Ky program studimi synon të pajisë studentët me njohuri profesionale në ushtrimin e profesionit të fizioterapistit. Nderkohe, njohuritë e përfituara në studimin Bachelor i japin mundësi studentit të vazhdojë studimet Master. 

Studenti i përfiton njohuritë teorike në klasë ku përdoren metoda bashkëkohore për mësimdhënien si dhe ato praktike në qendrat e specializuara në drejtim të fizioterapisë. 

Kurrikula është hartuar në mënyrë të tillë që të pajisë studentët në vitin e parë me njohuri të lëndëve bazë si anatomia, histologjia, fiziologjia, etj. Në vitin e dytë dhe të tretë studenti pajiset me njohuritë themelore mbi patologji specifike si ortopedi, kirurgji, neurologji, pediatri, geriartri, etj, si dhe me procedurat përkatëse të trajtimit dhe rehabilitimit fizioterapeutik. 

Gjatë vitit të dytë dhe të tretë studentet kryejnë edhe praktikën profesionale në disa institucione shëndetësore publike dhe private, ambulatore ose spitalore, të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Mjekësore.    

Në përfundim të ciklit 3 vjeçar studentët do të jenë të aftë të aplikojnë metodikat profesionale për trajtimin, parandalimin dhe rehabilitimin në dëmtimet trupore, të patologjive për shkaqe të ndryshme të lindura ose të fituara tek pacientët në klinika apo në qendra të specializuara. 

Programi Master Profesional në “Terapi manuale” 

Programi i studimit në Terapi Manuale ka kohëzgjatje prej 1 viti akademik dhe është i organizuar në 60 ECTS. Qëllimi parësor i këtij programi është formimi bashkëkohor i studentëve bazuar në një përgatitje të mirë teorike dhe praktike. 

Departamenti ka punuar vazhdimisht për përmirësimin e kurrikulës dhe pasurimin me orë praktike të këtij programi  studimi, gjithmonë në zbatim të akteve ligjore në fuqi. 

Ky program është hartuar në perputhje me strategjinë kombëtare të arsimit me qëllim formimin e profesionisteve të aftë në këtë fushë. Mbi këto baza, një numër studentësh janë punësuar në vend dhe jashtë tij, në Institucione Shëndetёsore private ose shtetёrore. 

Programi i studimit Master profesional në “Terapi Manuale” është një ndërthurje teoriko-praktike në të cilën baza e trajnimit është në përputhje me standardet evropiane. Në mënyrë të veçantë ky program ka për qëllim të nxisë një kulturë terapeutike të integruar në kuadër të terapisë manuale, bazuar në parimet; vizion biopsikosocial i problemit të pacientit, një metodologji klinike e mësimdhënies që kombinon prova kërkimore dhe dëshmi empirike, një metodologji kërkimore e artikuluar në funksion të problemeve të ndryshme dhe bazave epistemologjike të referencave bibliografike, një krahasim pozitiv me shkollat e ndryshme dhe traditat e terapisë manuale. 

Në këtë program kanë mundësi të studiojnë Fizioterapistë të cilët kanë kryer arsim tre vjeçar (cikli i parë Bachelor) në degën e Fizioterapisë dhe kërkojnë të thellojnë më tej njohuritë e tyre në një specialitet më të ngushtë si ai i Terapisë Manuale. 

Programi Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” 

Programi i studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” ka një kohëzgjatje formimi prej 1 viti akademik, organizuar në 60 ECTS. Qëllimi parësor i këtij programi është të  përgatisë dhe të formojë specialistë të Infermierise Kirurgjikale të aftë të punojnë në klinika të kirurgjisë së përgjithshme dhe speciale, për të rritur dhe fëmijë. 

Ky program është hartuar në perputhje me strategjinë kombëtare të arsimit me qëllim formimin e profesionisteve të aftë në këtë fushë. Mbi këto baza, një numër i lartë studentësh janë punësuar në vend dhe jashtë tij, në Institucione Shëndetёsore private ose shtetёrore. 

Departamenti ka punuar vazhdimisht për përmirësimin e kurrikulës dhe pasurimin me orë praktike të këtij program studimi, gjithmonë në zbatim të akteve ligjore. 

Në këtë program kanë mundësi të studiojnë Infermiere të diplomuar, të cilët kanë kryer arsim tre vjeçar (cikli i parë Bachelor) në degën e Infermierise dhe kërkojnë të thellojnë më tej njohuritë e tyre në një specialitet më të ngushtë si ai i Infermierise kirurgjikale. 

Studimi mundëson pajisjen e studentëve me njohuri më të thelluara në lëndë si infermieristika e përgjithshme dhe ajo klinike, infermieristika në sallën operatore në përgjithësi dhe në nënspecialitete të veçanta të kirurgjisë.