2 Years
Shkencave Mjekësore
Stomatologjisë
—
Departamenti i Stomatologjisë ofron edhe programin me karakter profesional në Laborant i Lartë Dentar, bazuar në Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.516, datë 24.10.2019. Ky program studimi ofrohet me një kohëzgjatje normale 2 vite akademike (4 semestra) dhe një total prej 120 kreditesh. Në përfundim të studimeve, studenti pajiset me një diplomë profesionale në “Laborant i Lartë Dentar”, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimit. Ky program studimi është akredituar për herë të parë nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 20, datë 03.03.2023, për një periudhë 3 vjeçare.
Programi i studimit me karakter profesional “Laborant i Lartё Dentar” synon tё pajisё studentёt me dijet bazё nё fushёn e laborantit dentar. Qёllimi kryesor i kёtij programi studimi ёshtё qё aplikantёt tё zotёrojnё njohuritё teoriko-praktike pёr t’u formuar profesionalist dhe pёr t’u bёrё nё tё ardhmen laborantё dentar me njohuri qё ecin paralelisht me hapin e kohёs.
Bazat praktike nё lёndёt profesionale qё studentёt do tё pёrfitojnё, i shёrbejnё komunikimit tё mirё profesional mjek stomatolog-laborant dentar, pёr rezultate klinike tё suksesshme nё pacientё total apo parcial edentulozё, me implante apo me aparate ortodontike. Programi i studimit me kohёzgjatje 2 vjeçare i ofron studentit formimin bazё e karakterizues, me qёllim ndёrthurjen e njohurive dhe parapёrgatitjen pёr tё ndёrmarrë pёrsipёr modelimin e urave fikse, aparateve ortodontike, protezave totale, parciale tё skeletuara, e madje edhe tё suprastrukturave mbi implante. Programi i studimit me karakter profesional “Laborant i Lartё Dentar” ruan origjinalitetin si nё formё edhe nё pёrmbajtje, krahasuar kjo me programet e tё njёjtit karakter tё ofruara nё vendin tonё.
Si fokus primar programi ka formimin praktik tё studentёve, bazuar nё kurrikulёn me peshёn kryesore tё orientuar drejt formimit praktiko-klinik tё studentit.
Nё vitin e parё janё pёrfshirё orё tё leksioneve dhe seminareve nё lёndёt e formimit bazё, me qёllimin qё studenti tё ketё njohuri tё plota nё modulet e formimit mjekёsor; njohuri kёto qё do t’i vijnё nё ndihmё aplikimit praktik tё lёndёve karakterizuese tё programit. Zhvillimi i disa lёndёve ndёrdisiplinore nё kёtё semestёr ndihmon nё parapёrgatitjen e studentit, pёr thellim njohurish dhe ndёrlidhje profesionale tё lёndёve karakterizuese. Nё vitin e dytё thellohen njohuritё me lёndёt ndёrdisiplinore, duke rritur numrin e orёve qё studenti kalon nё auditor nё kёto module, me leksione, seminare apo praktika. E rёndёsishme ёshtё aplikimi i detyrave tё kursit, detyrime qё studenti i plotёson gjatё orёve mёsimore, qё mё pas futen nё detyrime me afate dorёzimi dhe vlerёsimi pёr studentёt.
Studentёt aftёsohen nё pёrgatitjen e protezave tё lёvizshme sipas rasteve klinike tё paraqitura nё klinikё. Kompetencat pёr modelimin dhe pёrgatitjen e aparateve tё lёvizshme ortodontike, tё protezave mbi implante, janё elemente tё tjerё shtesё tё njohurive dhe aftёsive profesionale qё studentёt i fitojnё gjatё programit tё studimit me karakter profesional ”Laborant i Lartё Dentar”. Studentёt fitojnё aftёsinё tё bashkёveprojnё me mjekun stomatolog, duke iu pёrgjigjur me profesionalizёm çdo etape laboratorike tё kёrkuar sipas plantrajtimeve dentare. Studentёt aftёsohen tё modelojnё urat fikse dhe t’i pёrgatisin ato nё laborator, duke pёrvetёsuar edhe protokollin e punёs nё klinikёn dentare.
Mundësi Punësimi:
Sektorёt e mundshёm pёr punёsim tё studentit, bazuar nё vlerёsimin e tregut tё punёs kryer nga Departamenti i Stomatologjisё, janё tё gjerё, kjo bazuar nё kapacitetin profesional formues tё kёtij programi studimi me karakter profesional, kohёzgjatje 2 vjeçare. Studentёt e diplomuar nё kёtё program studimi do tё kenё mundёsi tё punojnё si profesionistё tё lirё, pranё klinikave stomatologjike, private apo institucionale (universitare), në laboratorë apo sektorё prodhues dhe promovues tё pajisjeve dentare laboratorike, nё qendrat kёrkimore tё profilit tё laborantit dentar.