Welcome to AU University

Program i Integruar i Ciklit të Dytë të Studimit “Master i Shkencave“ në “Stomatologji“

Program Highlight

Duration

5 Years

Faculty

Shkencave Mjekësore

Department

Stomatologjisë

Degrees

Master i Shkencave

About Program

Departamenti i Stomatologjisë si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ka nisur funksionin e tij në Shtator 2004. Ky Departament ofron programin e integruar të ciklit tё dytё tё studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” me kohëzgjatje 5 vjeçare, miratuar me vendim të Kёshillit tё Ministrave, Nr. 197, datë 10.04.2004 dhe akredituar për herë të parë nga MASH, me urdhër Nr. 388, datë 23.07.2010. Në kuadër të procedurave për vazhdimin dhe rritjen e cilësisë, ky program është riakredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, me Vendim Nr. 88, datë 21.09.2017 dhe është në pritje të vendimit të Bordit të Akreditimit, pasi ka kaluar të gjitha etapat e procesit të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm në lidhje me riakreditimin e tij. 

Si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Albanian University, Departamenti i Stomatologjisё strukturohet mbi bazë Disiplinash, që janë: -Disiplina e Kirurgjisë Orale – Disiplina e Terapisë– Disiplina e Dentistrisë Pediatrike– Disiplina e Protetikës– Disiplina e Periodontologjisë. Pranë çdo disipline dhe lënde, aktivizohet numri i nevojshëm i pedagogëve, asistent pedagogëve dhe ordinatorëve. 

Formimi 5 vjeçar shoqërohet jo vetëm me formim të mirë paraklinik 2 vjeçar në kushte moderne, por edhe me formimin e tre viteve të mëpasshme teoriko-praktike direkt në pacient, duke i dhënë kështu specifikë të admirueshme çdo kandidati e njëkohësisht e bën të aftë që të zotërojë dhe aplikojë në praktikë, njohuritë e përfituara. Mbështetur mbi sa themi, deri më sot nuk janë të paktë studentët që punojnë, ose kanë arritur të përfitojnë të drejtën e një formimi akademik të mëtejshëm në shumë shtete të huaja. Fokusi primar i këtij programi është formimi teoriko-praktik modern i studentëve, bazuar kryesisht në modelin e Universitetit TUFT-s Boston, të mbështetura totalisht në literaturën amerikane të këtij universiteti. 

Një veçori tjetër e këtij Departamenti është impenjimi i dukshëm në sferën e jetës shkencore, i cili konkretizohet me pjesëmarrje në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, konferenca vjetore të mjekëve dhe të studentëve, ku prezantohen hulumtime shkencore-profesionale, të realizuara brenda vendit tonë, ose në vendbanimet e mjekëve apo studentëve. Departamenti i Stomatologjisë ofron dhe formim të avancuar në ciklin e tretë të studimeve, si Specializimet Afatgjata në “Ortognatodonci” dhe Specializime Afatgjata në “Kirurgji Orale”, tё cilat janë të drejtuara nga pedagogё tё institucioneve prestigjoze italiane. 

Mundësi Punësimi: 

Ky program mundëson përgatitjen e studentit sipas standardeve të njohura ndërkombëtare dhe synon të realizojë individë të aftë që të krijojnë, meditojnë, kërkojnë dhe të zhvillohen me bagazhin teoriko-praktik që i ofrohet, për të krijuar bindje moderne dhe të qëndrueshme mjekësore. Mjeku stomatolog i formuar mbi këto kritere, do të jetë i aftë t’i bëjë ballë kërkesave gjithmonë në rritje dhe standardeve në BE, do t’i japë atij mundësinë të integrohet lehtësisht, ose të punojë si profesionist i lirë në klinika stomatologjike, në institucione publike në sektorë promovues dhe prodhues të pajisjeve stomatologjike, në qendra spitalore të çdo niveli, në qendra kërkimore të profilit akademik, ose në hapësira të ndryshme akademike, brenda dhe jashtë Shqipërisë.