Welcome to AU University

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore në Farmaci VII “Nano pharmaceutical Science Research and Pharmaceutical Care”

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore në Farmaci VII “Nano pharmaceutical Science Research and Pharmaceutical Care”

Në datën 9 Qershor 2022, u zhvillua “Konferenca Ndërkombëtare Shkencore në Farmaci VII”

Kjo Konferencë u zhvillua në kuadër të vijueshmërisë së konferencave ndërkombëtare të zhvilluara nga Departamenti i Farmacisë. Këtë vit në konferencën tonë, bashkëpunëtorët tanë kanë qenë Universiteti i Pisës , Univeristeti i Napolit Federiko II dhe Universiteti Biruni – Turqi, së bashku me stafin tonë akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

Konferencën e nderoi me pjesëmarrjn e saj Presidentja e Urdhërit te Farmacisë Dr. Diana Toma, Sekretari i Përgjitshëm i Urdhërit ë Farmacisteve Z. Dëfrim Goma.

Nanoteknologjia dhe arritjet e saj në shkencat farmaceutike ishte një nga objektet e diskutimit shkencor si dhe qasja dhe kujdesi klinik ne situatën e post Covid-19.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe ish studentja  jonë Era Gorica me punimin e saj doktoral të realizuar pranë Universitetit të Pisës me udhëheqesin e  saj Profesor Vinceso Calderonen, duke afirmuar edhe një herë vlerat  e Programit të Farmacisë, i cili është bashkëkohor dhe i bashkëngjitet  pasionit për dije të  studentëve tanë duke afirmuar arritjet e Programit të Farmacisë  dhe të vetë Albanian University.