Welcome to AU University

Projekt bashkëpunimi rreth digjitalizimit të inventarëve të fondeve të arkivave  mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Albanian University

Projekt bashkëpunimi rreth digjitalizimit të inventarëve të fondeve të arkivave  mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Albanian University

Albanian University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike vijojnë bashkëpunimin e suksesshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA) mbi projektin “Digjitalizimi i inventarëve të Fondeve të Arkivave Shtetërore Vendore” ne vitin e tij të katërt.

Në takimin e përbashkët ku  morën pjesë përfaqësuesit nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, z. Armando Boçe dhe z. Armant Vogli dhe nga Albanian University Dekanet Prof. Asoc. Valbona Loshi dhe Prof. Asoc. Valbona Ribaj, si dhe Dr. Delina Xhafaj nga Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, u diskutua për fillimin e organizimit të projektit dhe zbatimin e tij në vijim.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të aftësojë studentët tanë në përdorimin e programeve të posaçme nga DPA, duke u përfshirë në praktika mësimore dhe kërkimore. Ky projekt i nisur dhe ideuar nga Prof.Dr. Kaliopi Naska dhe Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, u jep mundësinë studentëve të njohin më nga afër sistemin e pasurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve të informimit në nivelin më të lartë të rrjetit arkivor.

Në vitin e katërt fokusi do të jetë në zhvillimin e aftësive praktike dhe shkencore të studentëve, duke i përgatitur ata për të ardhmen në fushën e arkivimit dhe teknologjisë së informacionit.

Bashkëpunimi me DPA është një hap i madh përpara drejt një të ardhme të digjitalizuar dhe të integruar në sistemet bashkëkohore të menaxhimit të informacionit.

#AlbanianUniversity # DrejtoriaePërgjithshmeeArkivave

#Digitalization #Research