Drejtues Departamenti të Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore
Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
të zotërojë gradën shkencore “Doktor” ose titullin akademik “Profesor I Asociuar”.
të ketë përvojë akademike.
të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët
Detyrat kryesore:
Organizon dhe drejton punën për hartimin e planeve dhe programeve mësimore për lëndët që mbulon departamenti dhe ndjek zbatimin e tyre;
I paraqet Dekanit kandidatët për personel akademik dhe personel akademik të ftuar;
I propozon Dekanit masa për shkelje të disiplinës në punë nga personeli akademik i departamentit;
Harton në mënyrë periodike analizën e punës mësimore dhe kërkimore të departamentit dhe propozon e merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj;
përfaqëson departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Senatin, Rektorin dhe Bordin;
në emër të departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe promovimin e departamentit;
organizon veprimtari të cilat promovojnë arritjet e departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve didaktike-shkencore, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte dhe përditësimit të rubrikave në faqen web të AU-së;
ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të departamentit;
organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon departamenti;
kryen shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të departamentit;
bashkëpunon me sekretarinë mësimore në trajtimin e problemeve lidhur me cilësinë e mësimdhënies dhe frekuentimin e përvetësimin e dijeve nga studentët;
miraton komisionet e provimeve;
propozon përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave.]